E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

Ndalohet automjeti i mallrave në Shkup, policia gjen 1320 kuti me këpucë pa dokumente dhe 1 armë, arrestohen dy persona

Dje (31.07.2024) rreth orës 22:20, në një rrugë lokale në fshatin Pobozhje drejt vendit të quajtur Ramno, nga njësia mobile për masa kompensatore pranë Departamentit për Punët Kufitare dhe Migracion, është ndaluar një automjet për mallra “Mercedes Sprinter” me targa nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të kryer në automjet, janë gjetur 110 paketa që përmbanin 1.320 kuti me këpucë-sport, të ndryshme në madhësi dhe me marka të ndryshme, për të cilat personat nuk kishin dokumentacion të përshtatshëm. Po ashtu, gjatë kontrollit të automjetit është gjetur edhe një armë.

L.J. (38) nga fshati Tanushevcë, Shkup dhe R.I. (63) nga fshati Vizbegovë, Shkup janë arrestuar për dyshimin e kryerjes së veprës penale sipas nenit 278 dhe nenit 396 të Kodit Penal dhe janë dërguar në Stacionin Policor Mirkovcë për procedura të mëtejshme.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads