E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Gjendet tjetër sasi e konsiderueshme armatimesh në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar këtë të shtunë se ka gjetur një tjetër sasi të konsiderueshme armatimi në zonën që përfshin fshatin Brezne – Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar terroristët e 24 shtatorit.

Krehja e terrenit të zonës ku u larguan sulmuesit, bëri që policia e Kosovës të gjente sasi të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit luftarak e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Policia e Kosovës njofton se pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftim.

Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:

antiplumb,
karikator me 30 fishek,
kapelë dhe doreza,
maskë ngjyrë e gjelbërt,
maskë tjetër,
antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
çantë e vogël për brez,
pjesë e sipërme e uniformes,
antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
radio lidhje motorol,
zolle,
kapelë ngjyrë ushtarake,
një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
një karikator,
radio lidhje,
xhakete shiut,
një pako me cigare (Euronews Albania)

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads