E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Veles: 16 nxënësit shqiptarë ulen në bankat e SHMK “Koço Racin”!

SHAQIRI: TË HARXHOJMË ENERGJI PËR CILËSINË E ARSIMIT E JO PËR PROBLEME TË CILAT DUHET TË JENË TË HARRUARA NË VENDIN TONË

16 nxënësit shqiptar të Velesit nga dita e sotme filluan procesin edukativo-arsimor në Gjimnazin “Koço Racin” në Veles.

Lajmin për Klan Maqedoni e konfirmuan edhe prindërit e nxënësve të cilët deri dje bashkë me fëmijtë e tyre qëndruan në oborrin e Gjimnazit “Koço Racin” për të kërkuar të drejtën e tyre të shkollimit.

“Më në fund i pranuan, vajza i kishte 59.7 pikë, për një pikë apo gjysmë pike nuk e pranuan, pedagogu dje mu lajmërua se nga dita e nesërme vajza mund t’ia fillojë mësimit, është e pranuar, sigurisht pedagogu më lajmëroi mua si prind.

– Dhe sot shkuan në mëngjes dhe filluan mësimin? –

Po, sot shkuan në mëngjes dhe filluan mësimin.”, tha Musa Zejneli, prind.

Gjatë së martës në kabinetin e Ministrit të Arsimit edhe njëherë janë shtjelluar problemet e paraqitura në Shkollën e Mesme të Velesit, për nxënësit që duan mësimin ta ndjekin në gjuhën shqipe.

Ministri Jeton Shaqiri, në Facebook ka njoftuar se për këtë çështje ka diskutuar bashkë me drejtorin e shkollës Ilija Popov dhe Kryetarin e Komunës së Velesit, Marko Kolev.

“Ua dorëzova edhe shkresën time të fundit me urdhërin për t’i pranuar nxënësit që duan të mësojnë në gjuhën shqipe në SHMK “Koço Racin” duke u bazuar në të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese. U zotuam të gjithë që problemi do të mbetet e kaluar. U pajtuam të gjithë që në sferën e arsimit duhet të harxhojmë energji për cilësinë dhe jo më për probleme të cilat duhet të jenë të harruara në vendin tonë. Në vend të pyetjes sa nxënës do të duhet të mësojnë në gjuhën amtare të parashtrojmë pyetjen sa nxënës punojnë në inovacione?” , tha Jeton Shaqiri.

Shumica e nxënësve të cilët ndjekin mësimin në këtë shkollë udhëtojnë mbi 40 kilometra në një drejtim. Nga viti i parë deri në të katërtin në këtë shkollë mësojnë mbi 80 nxënës shqiptar.

Problem tjetër mbetet kuadri arsimor i cili do të ligjëronte në gjuhën shqipe në paralelet e Gjimnazit “Koço Racin” në Veles./KlanMacedonia

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads