E enjte, 5 Qershor, 2025
21.8 C
Skopje

Ahmeti përkujton sulmin e 11 shtatorit ndaj SHBA-ve: U shuan rreth 3000 jetë të pafajshme, u lëkundën themelet e vlerave demokratike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot ngjarjen tragjike të 11 shtatorit, sulmin terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ahmeti shkruan se viktimat e Kullave Binjake duhet të kujtohet me nderime dhe ngjarje të tilla të mos përsëritën më.

Statusi i plotë:

Bota mbarë përkujton sot një nga episodet më tragjike që ka përjetuar në historinë e saj, 22 vjetorin e sulmit terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mori jetën rreth 3000 njerëzve të pafajshëm të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare.

Ky akt i kobshëm lëkundi themelet e vlerave demokratike të mbarë botës dhe zgjoi ndërgjegjen e bashkëveprimit botëror kundër të keqes.

Le të përkujtohet gjithmonë ai çast tragjik, le të nderohet kujtimi për viktimat që kurrë të mos lejojmë të përsëritet sërish.

Më të lexuara

Bastisje në Shkup, gjenden armë automatike në një banesë ku qëndronin disa shtetas turq

Më 03.06.2025 rreth orës 21:50 në Shkup, zyrtarët policorë...

100 mijë euro për ata që kthehen në fshatra!

Trende shqetësuese tregon regjistrimi i fundit i popullatës në...

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Akuza për diskriminim ndaj shqiptarëve në konkursin e fundit për nënoficerë në Armatën e RMV-së

Konkursi i fundit për pranimin e nënoficerëve në Armatën...

Besimtarët muslimanë nesër festojnë Kurban Bajramin, këto janë orët e faljes

Besimtarët muslimanë nesër në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë...

Bexheti: Fronti Europian nuk do të mbështet ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads