E martë, 13 Maj, 2025
11.4 C
Skopje

Në Maqedoninë e Veriut buka, sidomos ajo e bardha konsumohet me tepricë

Konsumimi i tepërt i bukës së bardhë dhe brumërave në përgjithësi, shpeshherë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, alarmojnë ekspertët. Ndër të tjera mund të shkaktojë dhe sëmundjen e sheqerit si dhe mbipeshën. Që konsumimi i bukës së bardhë të mos jetë i dëmshëm, ekspertët rekomandojnë përgatitje në kushte shtëpiake, por edhe atëherë të mos teprohet me konsumimin.

“ Buka e bardhë në vendet në zhvillim, flasim për Ballkanin kryesisht konsumohet në sasi të tepërt, më shumë se sa duhet. Krahasuar me vendet e zhvilluara. Mjafton që të jenë dy freska buke në mëngjes me një gotë qumështi dhe fruta, në mesditë dhe darkë mjafton. Buka që prodhohet tek ne, në vendin tonë është e stërmbushur me aditivë. Nuk e kemi idenë se sa aditiv shtohen që ajo të ketë një formë të madhe me qëllim që të blihet nga konsumatorët, efektet negative që shtohen në to janë në disfavor të fëmijëve dhe të rriturve. Në momentin e parë që kemi mundësi të përgatitim një bukë sado të vogël në shtëpi do jetë gjithmonë më e mirë jo vetëm për xhepin po dhe për shëndetin”, tha Valbona Kadriu, Nutricioniste / Dietologe.

“ Një nga sëmundjet më të shpeshta dhe më problematike, është diabeti i cili konsiderohet si pandemi e shekullit është diabeti i tipit 2 dhe obeziteti, fatkeqësisht vijnë për shkak të konsumimit jo kualitativ i ushqimeve dhe mos aktivitetit fizik. Kemi një trend të rritjes së c’rregullimit të diabetit dhe obezitetit sidomos 30 vitet e fundit gati se është trefishuar numri i personave që vuajnë nga obeziteti dhe diabeti dhe si shkaktar numër një përmendet kequshqyerja, mënyra e keqe e të ushqyerit por edhe jeta sedentare”, shtoi Irfan Ahmeti, Endokrinolog.

Ndërkohë qytetarët e anketuar nga ALSAT thonë se për ta buka në tryezë është e patjetërsueshme./Derveni.mk

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads