E martë, 13 Maj, 2025
11.4 C
Skopje

Mësuesi përkujton ditën e krismave të para të UÇK në Graçan të Shkupit

Komandanti i Brigadës 115 të UÇK-së Rafis Aliti-Mësuesi, sot në një postim në rrjetet socijale ka përkujtuar ditën e krismave të para të kësaj brigade në fshatin Graçan të Shkupit. Më poshtë derveni.mk ju sjell postimin e plotë të Mësuesit:

“Sot me 17 Mars shënojmë 22 vjetorin nga jehona e krismave të para të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në fshatin Graçan të Shkupit.

Të bindur në sakrificën më sublime, të grumbulluar nga të gjitha viset shqiptare, për të rikthyer dinjtetin e nëpërkëmbur, për të rikthyer krenarinë dhe trasuar shpresat e ardhmërisë së brezave që vijnë.

17 Marsi i vitit 2001 mbetet përvjetor i krenarisë. Përvjetori i krismave të para të lirisë në zonën e Shkupit, në fshatin Graçan ku u zhvilluan luftime të ashpra që në orët e para të mëngjesit.
Ndihem krenarë me të gjithë bashkëluftëtarët e mi të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që luftuan në malet e Graçanit, dhe më pas në malet e Sharrit, në Vorcë dhe Radushë. Një faleminderim të veçantë për banorët e Hanit të Elezit dhe fshatrave për rreth f.Krevenik dhe f.Gorancë për kontributin e jashtëzakonshëm.

Brigada 115 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u pagëzua nga populli si Brigada e pamposhtur, Brigara e fitoreve e cila i mori të gjitha pozicionet në fshatin Radushë duke përfshirë edhe Kazermën edhe Stacionin Policor, do të kujtohet gjithmonë si Brigada e qëndresës dhe rezistencës së pathyer.

Mirënjohje e përjetshme për të gjithë luftëtarëve e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, gjithë atyre që ndihmuan këtë luftë dinjitoze si dhe gjithë bashkë kombasve tanë qe përkrahën pa rezervë UÇK-në.

Lavdi të përjetshme Martirëve dhe Dëshmorëve të Kombit Shqiptar 🇦🇱 !” përfundon postimi./Derveni.mk

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads