Të dielën u mbajt Marshi me të cilin u përkujtua Luftëtari i Çajlanës

Të dielën me datë 08.02.2020 Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” organizoi Marshin Përkujtimor “Memedali Jashari” i cili përfshiu një ngjitje malore cila filloi prej fshatit Çajlanë të komunës së Sarajit dhe vazhdoi deri në majen Guri Kuq në Malin e Thatë (Osoj). Në këtë eveniment të karakterit sensibilizues morrën pjesë shum shoqata bjeshkatare nga vendi dhe Kosova si dhe banorë vendas nga gjith komuna e Sarajit.

Ky marsh u organizua në shenjë rrespekti dhe nderimi për çetat e Forcave Vullnetare Shqiptare gjat Luftës së ll Botërore dhe me rastin e 108 vjetorit të lindjes Kapetan Memedali Jashari-Çajlana, si njëri nga udhëheqësit kryesor të këtyre forcave të organizuara nga banorët e Dervenit e të komanduara Memish Kapetani dhe në bashkëveprim me çetat e Xhem Gostivarit, në periudhën e vështirë të okupimit si dhe nevojës për mbrojten e popullatës vendase.

Marshi pati për qëllim që përmes dashurisë për malet dhe ecjes në natyrë, ta përkujtojë sakrificën e popullit tonë gjat luftërave të shekullit të kaluar deri në luftën e lavdishme të UÇK-së, njëkohësisht duke përshkuar shtigjet malore ku kanë kaluar dhe vepruar Forcat Vullnetare Shqiptare gjat L.ll.B dhe Fronti Nacional Demokratik Shqiptarë ti nderojmë të gjith Dëshmorët e Kombit dhe në veçanti luftëtarët dërvenas të të gjitha kohërave.

Marshi mban emrin e njërit ndër luftëtarët më me zë të periudhës 1939-1945, zv-komandantit të Forcave Vullnetare Shqiptare të Dervenit, veprimtarit dhe një ndër themeluesit e parë të NDSh në Derven-Memedali Jashari-Çajlana.

Shoqata Malore “Gryka e Dërvenit” do të vazhdojë që edhe me aktivitete të tjera të ngajjshme si kjo ti kultivojë vlerat kulturore dhe historike të trevës së Dervenit dhe më gjerë.

/Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nderprerja e gjirit

Ne momentin qe do te vendosni ti nderprisni dhenien...

Artikuj të ngjashëm