Dy të lënduar gjatë përmbysjes së një kamioni në autostradën Tetovë-Shkup

Një shofer dhe bashkëudhëtar i kamionit janë lënduar prejse  në mëngjes rreth orës 6:30 janë përmbysur me automjetin në autostradën Tetovë-Shkup. Për shkak të lëndimeve bashkëudhëtari është mbajtur në Spitalin e Tetovës për observim.

“Automjeti motorik transportues i markës “mercedes” e ka humbur  kontrollin,  ka dalur nga rruga dhe është përmbysur në anën e djathtë të autostradës Tetovë-Shkup. Në automjet janë lënduar shoferi F.A. (48) nga Porroi dhe B.Z.(29) nga Sellca. Janë dërguar në spitalin e Tetovës për dhënie të ndihmës mjekësore”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Mbikqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Tetovë. Prej atje apelojnë dhe paralajmërojnë  në kujdes të madh te shoferët  në këtë periudhë të vitit për shkak të mjegullës, reshjeve të shiut, paraqitjes së ngricave, si dhe shembjes së gurëve. /Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Artikuj të ngjashëm