E diel, 18 Maj, 2025
18.1 C
Skopje

Maqedoni, lajm i mirë për blerësit nga Ali Express

Në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, si dhe rritja e vëllimit të e-tregtisë në vend, nga 1 janari i vitit 2020 nga dogana do të lirohen dërgesat e vogla në vlerë deri në 90 euro. Siç kumtoi Ministria e Financave, kjo është mundësuar me ndryshimet e Dekretit, të përpunuara në bazë të analizës për doganim të dërgesave të vogla me të cilat pragu i lirimit nga dogana për to rritet nga 45 euro në 90 euro.
“Rritet numri i dërgesave të vogla që qytetarët dhe kompanitë i porosisin përmes Internetit, ndërsa me atë rriten edhe sfidat për shtetin dhe kompanitë. Në BE, pragu i dërgesave të vogla është 150 euro. Qytetarët që kthehen nga vendet e huaja nëpërmjet vendkalimit kufitar, munden me vete të marin mallra në vlerë prej 350 euro dhe për to të mos paguajnë shpenzimet importuese.
Kur flasim për lehtësim të e-tregtisë tejkufitare duhet të meren parasysh të dy anët. Konstante janë kërkesat e qytetarëve për rritje të pragut të vlerës së mallrave që nënshtrohen në lirimin e pagesës së doganës. Nga ana tjetër ka presion të madh nga një kategori e caktuar e qytetarëve të cilët përmes lëshimeve të mëdha duan të kryejnë tregti ilegale.
Për atë punojmë në përmirësimin e proceseve dhe rritjen e efikasitetit”, deklaroi ministrja e Financave Nina Angelovska në promovimin e skanerit për kontroll të dërgesave postare në zyrën doganore “Posta” në nëntor të këtij viti. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, blerja elektronike në vendin tonë në vitin 2019 është rritur për 14 për qind.

Më të lexuara

Falsifikonte bileta të parkingut dhe dokumente policore – bastisje në Shkup, arrestohet 21-vjeçari

Më 16.05.2025 në Shkup, pas një urdhri gjyqësor, zyrtarë...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën – has në reagim postimi i Mickoskit

Kryeministri i Maqedondisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka...

Kosovë, bora mbulon fshatin Strellc në mes të pranverës

Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Azir Aliu ISH-KËSHILLTARI I GRUEVSKIT VAZHDON TE MBETET NE QEVERI ME VMRO-NË

Ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ish-këshilltari i...

Në Arkivin Shtetëror të RMV-së janë angazhuar 14 të punësuar të rinj, të gjithë maqedonas, asnjë shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim deklaroi se këtë javë në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads