Fillon rikonstruimi i rrugës së “Plastikave”

Shkup, 12 dhjetor – Pas shumë viteve premtime dhe projektime rruga e famshme e “Plastikëve”, në Shkup do të filloj të rikonstruohet. Në mëngjesin e sotëm një pjesë e parqeve përgjatë kësaj rruge janë izoluar dhe fillimi i punimeve është çështje ditësh. Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu, për gazetën KOHA, sqaron se rikonstruimi i kësaj rruge parasheh edhe zgjerimin e saj nga ana e djathtë, e bulevardin “Nikolla Karev”, gjegjësisht nga Ura e Bit Pazarit e deri te Kazerma e “Ilindenit”.

“Gjatë këtyre punimeve do të ketë ndërhyrje edhe në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, respektivisht instalimit nën tokësor të rrjetit elektrik dhe kabllove tjera. Po ashtu në të dy anët e kësaj rruge do të ketë shtigje për biçikleta”, sqaron Salihu.

Ndryshe, rruga e “Plastikave”, në kryeqyteti njihet së njëra prej pikave të zeza të komunikacionit rrugor. Kaosi në trafik është përditshmëri në këtë pjesë të Shkupit. Ndërkohë, sipas paralajmërimeve të Qytetit të Shkupit, lehtësimi i trafikut në këtë rrugë, po ashtu pritet të zgjidhet me ndërtimin e tuneleve nën Kalanë e Shkupit, projekti ky i cili ende është në fazën fillestare.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm