Adem Avziu, merr funksionin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në dhjetor të vitit 2019-të.
Sekretari shtetëror, Avziu është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi – Financë dhe aktualisht po vijon studimet pasdiplomike pranë po të njëjtit universitet.
Prej vitit 2018-të ka ushtruar detyrën e drejtorit në Sektorin për udhëheqje me burimet njerëzore në Fondin e Sigurimit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në periudhën prej muajit dhjetor të vitit 2013-të deri më shtator të vitit 2018-të ushtron detyrën si këshilltar i drejtorit të Fondit të sigurimit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai njihet si një nga aktivistët më të suksesshëm të BDI-së së Tetovës, dhe së fundmi u zgjodh Kryetarë i Këshillit Vendorë të BDI-së në Reçicë të Vogël.
/derveni.info

