Detaje të reja nga përleshja me armë zjarri në Aleksandar Palas

Alsat mëson së gjurmët e të shtënave pas mesnatës në Hotelin Aleksandar Palas të çojnë në Haraçinë. Sipas burimeve tona, një makinë e djegur e tipit  Tuareg, në të cilën ka pasur dy pushkë automatikë është gjetur në afërsi të fshatit Haraçinë. Përndryshe, rreth orës 8:30 është raportuar se në parkingun përball hotelit Aleksandar Palas  nga përplasja me armë është dëmtuar një makinë e tipit Fiat.

Ndryshe, sot pas mesnate në polici është lajmëruar se është shtënë me armë zjarri në Hotelin “Aleksandar Palace” në bulevardin 8 shtatori.

Deri sa në restorant po qëndronin pesë persona E.I (21) E.I (25), O.B (35) K.I (41), L.Q (25). Pesë personat të armatosur me armë zjarri, me gjasë pushkë automatike dhe dhe pistoleta, me maska të të zeza dhe të kuqe në kokë, pasi kanë dalë nga makina e tipit Tuareg kanë hapur zjarr në drejtim të restorantit ndërsa tre tre prej tyre kanë hyrë në hotel duke brohoritur “policia, policia” kanë filluar të shtiejnë me armë zjarri dhe kanë lëshuar vendin e ngjarjes me makinat të tipit Tuareg dhe Porsche.

Në momentin e të shtënave në restorant, një person (policë) ka përdorur armën e tij zyrtare duke gjuajtur rreth 11 plumba projektil drejt autorëve duke thënë se ai është polici. Nuk ka të lënduar./Alsat

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm