Tragjedia dhe ndërgjegjësimi

Bën përshtypje fakti se të ngutshëm kanë qenë shumë pronarë që kanë ndërtuar në brezin bregdetar dhe sa “të kursyeshëm” kanë qenë, gjë që e dëshmojnë gërmadhat e tyre dhe është fat në këtë fatkeqësi që ka ndodhur sezoni i vjeshtës së vonë që nuk ka pasur mysafirë në to, se bilanci tragjik do të kishte qenë shumë më i madh.

Nga Daut DAUTI

PA SHAKA E TALLJE ME TËRMETIN!

Ka një reklamë e një kompanie të sigurimit, e cila lindi “e frymëzuar” nga tërmeti i shtatorit 2019 në Shqipëri. Ajo manekinia dhe shoumenja e njohur braziliane që udhëheq program bashkë me Ardit Gjebrenë, në atë reklamë paraqitet në rolin kryesor: në një moment “përjeton”stres nga dridhja e tokës, e pastaj “e kënaqur” zgjidhjen e sheh te kompania e sigurimeve në fjalë(të mos i bëjmë reklamë, s’po ia përmend emrin).Kur e kam parë reklamën për herë të parë, më ka tronditur ky frymëzim bizar i kompanisë në fjalë që një tërmet i cili ishte i fortë në kufi të katastrofalit, që sapo kishte ndodhur, ta përdorë për të reklamuar “ofertën” e vet afariste… Po ashtu bizar ka qenë një skeç humoristik, i cili luan me frikën e njerëzve nga tërmeti! S’ke si të mos shprehësh çudinë kur fatkeqësitë mund të përdoren për të bërë shaka ose për t’u tallur…Sepse, nëse në shtator tërmeti vetëm u shtiu frikën njerëzve dhe u shkaktoi dëme jo shumë të mëdha objekteve, ky i 26 nëntorit, mori shumë jetë njerëzish.
Them se nuk bëhet shaka apo tallje me këso gjërash, sepse as nuk i dihet kufiri fatkeqësisë, e as mund të vesh kufi në “kripën” e humorit për t’u tallur me frikën e njerëzve, që është një reagim normal në situata të tilla. Por ajo që më tepër se pashija me frymëzimet bizare për shou mediatik ose vetëpromovim, tërmeti në Shqipëri riktheu edhe një herë si mësim me një çmim tejet të lartë se nuk ka shaka me tërmetet në një aspekt krejt tjetër, atë të ndërtimeve, i cili nuk kishte se si të mos binte në sy.
Siç mund të vërehet, dëme materiale kanë pësuar shumë ndërtesa banimi e objekte të tjera, porse viktimat kanë qenë të përqendruara në fare pak ndërtesa të cilat janë rrafshuar me tokë. Në analizat post tërmet, pikërisht qëndrueshmëria e objekteve është vënë në spikamë si shkaktar  kryesor i pasojave. Sepse, kur ke dy objekte përskaj njëri tjetrit dhe njëri shndërrohet në gërmadhë, me gjithë njerëz, e tjetri kalon vetëm me të çara, çështja e strukturës së tyre është ajo që të bën më së shumti përshtypje. Duke përjashtuar objekte të vjetruara të kohës së komunizmit, është nonsens që një ndërtues i cili ka investuar të ngrejë pallat shumëkatësh, të mos i ketë respektuar standardet e ndërtimit, aq më tepër duke pasur parasysh se një vend përskaj detit, është në rrezik të përhershëm nga dridhjet e tokës. Historia e tërmeteve vetëm brenda një shekulli duhet të ishte shkak që çdo ndërtim të ngrihet duke i kalkuluar këto rreziqe.
Jo vetëm ky tërmet në Shqipëri, por edhe përvojat e vendeve tjera flasin se sa është e rëndësishme që ndërtimet të jenë me standardet të larta të cilësisë së materialit ndërtimor, i cili të shpeshtën është vendimtar për pasojat. Bie fjala, me ndërtime jo cilësore, pasojat mund të jenë më të mëdha në një tërmet më të vogël, si bie fjala në Haiti në vitin 2010, kur me dridhje prej 7 shkallësh, humbën jetën 200 mijë njerëz, kurse në Kil, me tërmet më të fortë(8.8), të gjejnë vdekjen vetëm 525 veta. Bile tërmeti i Kilit ka ndodhur natën, kur njerëzit kanë qenë në gjumë! Por konstruktet e forta, i kanë shpëtuar mijëra jetë.  Në një tërmet të fortë në Japoni, në vitin 2011, humbën jetën mbi 13 mijë njerëz, por jo për shkak të objekteve të goditura nga tërmeti më i fortë në historinë e Japonisë, 9.1 shkallë, por për shkak të stuhisë së cunamit në brezin bregdetar.
Në Japoni, dridhjet e tokës janë të shpeshta por objektet janë të ndërtuara që t’u bëjnë ballë.  Edhe një tërmet tjetër me forcë prej 8.3 shkallësh që e kishte goditur Çilen, kishte pasur pak pasoja, vetëm 15 viktima, edhe një dëshmi më e madhe për nevojën që edhe këtu në Ballkan, ku është një nga ato rrasat sizmike nëntokësore, që çdo qeveri, e çdo pushtet lokal, të forcojë kontrollin e ndërtimeve. Në një nga tërmetet e para do vitesh në Turqi, autoritetet turke i goditën ndërtuesit e pandërgjegjshëm, objektet e të cilëve kishin rënë si kulla prej letre falë kursimeve në cilësinë e materialit ndërtimor. Tash në Turqi nuk mund të jepet në përdorim një objekt nëse nuk i plotëson ato standarde.
Këto ditë zie kur luftohej për të shpëtuar çdo njeri nën gërmadha, shumë specialistë të ndërtimeve dhe sizmologë i kushtuan vëmendje të madhe kritereve që duhet t’i plotësojë çdo objekt kundrejt karakteristikave të truallit ku ndërtohet dhe materialet me të cilat duhet të ndërtohet që të mund t’u përballojnë. Bën përshtypje fakti se të ngutshëm kanë qenë shumë pronarë që kanë ndërtuar në brezin bregdetar dhe sa “të kursyeshëm” kanë qenë, gjë që e dëshmojnë gërmadhat e tyre dhe është fat në këtë fatkeqësi që ka ndodhur sezoni i vjeshtës së vonë që nuk ka pasur mysafirë në to, se bilanci tragjik do të kishte qenë shumë më i madh.
Në Maqedoni arkitektët thonë se ndërtesat tona janë të sigurta. Por kur jemi te standardet, duhet veçuar mendimin e prof. Isak Idrizit, i cili tha se te ne, ende qenka në fuqi standardi gjerman i ndërtimeve që nga koha e ish-Jugosllavisë, por që ndërkohë vetë gjermanët e kanë ngritur në nivel më të lartë. Vetë prof.Isak Idrizi me të vëllain prof. Zekirija Idrizin, për të mbrojtur objektet kanë shpikur një sistem “amortizerësh”, i cili në dridhje më të mëdha, objektin e mban “në këmbë”. Këso shpikjesh ose edhe modele të tjera mbrojtëse,krahas cilësisë së ndërtimit, duhet përkrahur dhe të aplikohen për çdo objekt të ri, dhe në maksimum duhet të parandalohen improvizimet dhe “kursimet”, sidomos në objekte të mëdha të banimit ose të tjera me frekuentim të madh të njerëzve.  Duhet thënë se ligji për legalizimin e objekteve pa leje, ku u përfshinë edhe shtesat e ballkoneve, cenojnë seriozisht sigurinë e banuesve në to, sepse arkitektët thonë se në lëkundjet serioze të tokës, ato shtesa mund të bien të parat. Një mundësi për zgjidhjen e problemit banesor me këso zgjerimesh janë bërë rrezik potencial i se ardhmes.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm