Pas ndërtimit të “Kozjakut” janë shtuar tërmetet

Që të zvogëlohet rreziku nga tërmetet, nevojiten mbikëqyrje intensive e gjendjes së digave, respektivisht liqeneve artificiale në vend. Oda ekonomike e energjetikës u bën apel autoriteteve sa më shpejtë të miratohet ligji për monitorimin e digave. Uji që gjendet në këto akumulime shpesh mund të jetë shkak për tërmete, sqarojnë ekspertët.

Me ngrohjen globale në vend dhe në botë do vijë deri te rritja e nivelit të ujit dhe pllakat e ujit do bëjnë presion ndaj pllakave të tokës dhe do vijë deri tek paqëndrueshmëria e asaj strukture të tokës, kështu që digat bëhen problem potencial. Te ato diga paraqitet mundësia e plasjes së tyre, prandaj patjetër të bëhen ato matje dhe të dimë se çfarë po ndodhë në tokën e vendit tonë”-tha Gjorgji Manaskov, kryetarë i Odës ekonomike të energjetikës.

Nga Opservatori sizmologjik i vendit thonë se monitorim i vazhdueshëm bëhet vetëm në digën e liqenit artificial në Kozjak. Analizat tregojnë se pas ndërtimit të saj është shtuar numri i tërmeteve të vogla në rrethinën e saj në radius prej 10 deri 20 kilometrave.


Përgatitja e tërmetit nuk është e shpejtë, nuk është sot për nesër, por ato mund të zgjasin me vite. Prandaj patjetër të bëhet monitorim dhe me të dhënat e një rajoni të caktuar të bëni analiza dhe të dimë çfarë mund të presim”-pohoi Dragan Çernih, drejtor i Opservatorit sizmologjik.

Me miratimin e ligjit të ri për diga nevojitet të rritet edhe numri i stacioneve sizmologjike përreth tyre sepse në Maqedoni ka rreth 80 diga të vogla. Atje ku ka pasur tërmete, sërish do ketë, paralajmërojnë ekspertët. Mënyra më e mirë e mbrojtjes mbetet rregulli- objektet të ndërtohen me cilësi të lartë në mënyrë që të mund t’i përballojnë lëkundjet e tërmeteve.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm