ASH: Sot jemi në krah me Shqipërinë

Mëngjes jo i zakonshëm ky i sotshmi. U zgjuam me gjëmën e fatkeqësisë që nuk e prisnim, jetojmë ditën me shpresën që pasojat të jenë sa më minimale.

Jemi pranë jush, bashkë vuajmë me ju humbjet në jetë njerëzish.

E tek ngushëllojmë njeri tjetrin do e gjejmë forcën për të vazhduar më tej, për të ndërtuar shpresën, jetën, Shqipërinë!

Sot jemi në krah me Shqipërinë duke u lutur që kjo fatkeqësi natyrore të mos përsëritet më. Si subjekt politik solidarizohemi dhe jemi në dispozicion për ta dhëne ndihmën tonë aty ku e kërkon nevoja.

Ndërkaq, ftojmë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që urgjentisht të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme dhe t’i del në ndihmë Shqipërisë si një shtet i mirë fqinj duke ju urdhëruar organeve kompetente siç është Drejtoria për Menaxhimin e Krizave, Ekipet e zjarrfikësve, të vendosen në  dispozicion të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Po ashtu kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë të kontribuojë me medikamente dhe me ekipe mjekësore logjistike, të organizojë aksion për dhurimin e gjakut. Njëkohësisht t’i angazhojë ambulantat shtetërore dhe ato private të jenë ne gatishmëri të plotë për të lënduarit nga tërmeti i sotëm që shkaktoi dhimbje, pikëllim dhe trishtim të madh.

Aleanca për Shqiptarët edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura nga kjo fatkeqësi, duke shpresuar që numri i viktimave mos të rritet, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë! 

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm