Drejtori Zeneli: Kujdes të veçantë për të gjithë pensionistët

Sot, më 25 nëntor të vitit 2019 në hapësirat e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet SN broker i sigurimit SHA Manastir, Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, transmeton gazeta KOHA.

Në emër të SN broker i sigurimit SHA Manastir, Marrëveshja për bashkëpunim afarist u nënshkrua nga z. Hristo Kondovski, në emër të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut marrëveshjen e nënshkroi drejtori i përgjithshëm i Fondit, z. Shaip Zeneli, ndërsa në emër të Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, kryetarja e Lidhjes z.nj Stanka Trajkova si përfaqësuese e shfrytëzuesve të shërbimeve të cilat do t’i marrin pensionistët.

Qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i standardit të pensionistëve nëpërmjet produkteve të cilat i ofron ofruesi i shërbimeve SN broker i sigurimit SHA Manastir, i cili me ndihmën e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut të gjithë pensionistëve të interesuar do t’ju mundësojë marrjen e shërbimeve në 12 këste përmes mbajtjes mujore nga pensioni i tyre.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes SN broker i sigurimit SHA Manastir, ofruesi i shërbimit i dhuroi tre laptopë dhe dy televizorë Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë që do të ndahen në pesë shoqata, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të tyre në aktivitetet e përditshme. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një shembull i mirë dhe dëshmi për përkujdesin e përditshëm të pensionistëve në vendin tonë.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm