Veprimtarët e kulturës pjesëmarrës në ditën e katërt të aksionit për mbjelljen e drunjve të blirit në Çair
Pas sportistëve, aksionit të Komunës së Çairit për gjelbërim masiv përmes mbjelljes së drunjve të blirit iu bashkangjitën edhe veprimtarë të njohur të botës së kulturës në komunën tonë.
Drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut znj. Dita Starova dhe Udhëheqësia e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” përcollën mesazhin e fuqishëm për përkujdes më të madh ndaj ambientit jetsorë.

