Shkupi rrezikon dimër të ri me ajër skajshmërish të ndotur


Shkupin e pret edhe një sezon me ajër shumë të ndotur, reagojnë qytetarët. Stacionet matëse tash dhjetë ditë tregojnë vlera të shtuara të grimcave kancerogjene PM 10 në ajër. Sipas shoqatave ekologjike, vetëdija për denoncimin e ndotësve është ngritur, por ankohen se denoncimet janë thuajse të kota pasi ende nuk ka dënime të shqiptuara.
Gjatë gjithë kohës deri tani kemi njerëz që nuk u intereson kjo gjë, dhe e dyta, munden të mos punojnë. Pra, vjen, merr rogë, del, shëtitet nëpër qytet dhe nuk kryen asnjë punë, ndërsa këtë ua mundëson ky sistem, sistem i korruptuar ku nuk funksionon asgjë – deklaroi Petar Boshevski, shoqata ekologjike “Eko-Skopje”.
Përveç asaj që qytetarët kanë denoncuar më kot, edhe inspektorët kot i kanë bërë disa kontrolle, pasi nuk ka ndonjë rregullore mbi cilin nivel të ndotjes ata mund të shqiptojnë dënime. Inspektorët i kanë duart e lidhura, thotë Mirosllav Bogdanovski nga Qyteti i Shkupit, por është i befasuar që askush deri tani nuk ka reaguar.
Dhjetorin e kaluar iniciuam ndryshim të asaj rregullore deri tek Ministria e Ambientit Jetësor ku oxhakëve deri në 1 megavat do u përcaktoheshin vlera të kufizuara pas tejkalimit të së cilave inspektorët do mund të shqiptojnë dënime dhe të përgatitin procesverbal. Ja, tani jemi muaji tetor, kemi informata se është nënshkruar nga ministri, por rregullorja ende nuk ka dalë – tha Mirosllav Bogdanovski, inspektorati i Qytetit të Shkupit.
Megjithatë, nga Qyteti i Shkupit thonë se kujdestarët komunal këtë vit kanë dhënë rezultate trefish më shumë se vitin e kaluar. Por një hulumtim i organizatës joqeveritare “Instituti i gjelbër” ka treguar se në Shkup numri i gjobave është shumë i vogël. Instituti organizoi tribunë publike në komunën Qendër për pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve në mbikëqyrjen e ndotësve të ajrit. Takime me qytetarët planifikojnë edhe në komunat Aerodrom dhe në Gazi Babë.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm