Pas takimit të liderëve, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi i pyetur në lidhje me realizimin e regjistrimit të popullsisë, tha se ai beson se nuk mund që ky proces të ndodh paralelisht me procesin zgjedhor, mirëpo sipas tij ditëve në vijim pritet që të arrihet një marrëveshje edhe për këtë çështje. Ai tha se është me rëndësi që subjektet kryesore në vend janë pajtuar që vendi të vazhdoj rrugëtimin euro-atlantik. Thaçi tha se ratifikimi i Protokollit për në NATO nga Parlamenti spanjoll rrëzoi propozimin e kryeministrit Zaev që zgjedhjet të mbahen në tetor.

