Liderët e partive në takim për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shkup, 20 tetor 2019 (MIA) – Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të jetë në fokus të takimit të liderëve e caktuar për sot pasdite në orën 17 në rezidencën presidenciale “Vila Vodno”, e iniciuar nga presidenti Stevo Pendarovski, pasi shteti nuk mori datë për fillimin e e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidenti ka marrë përgjigje pozitive prej të gjithë të ftuarve – liderëve të partive më të mëdha politike nga pushteti dhe opozita. Pothuajse të gjithë në prag të takimit kërkuan zgjedhje të parakohshme, pushteti orientim nga populli për rrugën e ardhshme të vendit dhe mandat të ri që t’i vazhdojë reformat, ndërsa opozita dënim për Qeverinë për mossuksesin e fillimit të negociatave me BE-në dhe besim për, siç thonë, fillim të ri të shtetit.
Kryeministri Zoran Zaev dje vlerësoi se me vendimin negativ të BE-së është bërë gabim historik dhe paralajmëroi se në takimin e liderëve do të kërkojë organizim të zgjedhjeve të shpejta të parakohshme parlamentare, në të cilat, siç tha qytetarët do të tregojnë në cilën rrugë do të shkojmë më tutje.
“Populli na e dha mandatin dhe nderin ta udhëheqim dhe ai tani do të vendos nëse do të vazhdojmë në rrugën e njëjtë. Nëse është kështu, unë kërkoj sërish mandat të pastër dhe të hapur që t’i vazhdojmë reformat. Nuk jemi të përkryer, kemi pasur gabime, por nuk ka rrugë tjetër. Gjithçka tjetër është qor sokak, gjithçka tjetër është rrugë jo e drejtë dhe gjë që jemi sjellë në rreth 27 vjet. Vendimin e solla dje pasi u konsultova me shumë njerëz, me partnerët e koalicionit, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit në të cilin publikoi se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Tërheqja nga funksioni kryeministrit me dorëheqje, siç tha, do të jetë në pajtim me ligjin dhe sipas asaj çfarë marrëveshje do të arrihet për krijimin e të ashtuquajturës Qeveri e Përzhinos.
Kur më saktë do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme do të bisedohet në takimin e sotëm te presidenti i shtetit. Për vendimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është konsultuar edhe me partnerin e koalicionit, liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm