Në pres konferencën që Kryeministri Zaev mban në këto çaste paralajmëroi se në takimin e liderëve të caktuar për nesër te Presidenti Pendarovski, ai do të kërkojë Zgjedhje të parakohshme sa më parë.
Mbetet të shihet edhe qëndrimi i subjekteve tjera politike parlamentare, por siç dihet te gjitha partitë opozitare kërkojnë një gjë të tillë.
Sinjal për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme mbrëmë dha edhe deputeti i BDI-së Artan Grubi i cili në profilin e tijnë facebook shkroi: Ne jemi gati! Njëkohësisht duke publikuar edhe fotografinë e liderit Ali Ahmeti, i cili siç dihet vazhdon të mbetet faktori më relevant në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.
/derveni.info

