Ligji për gjuhët, Qeveria me program për vetëdijesimin e qytetarëve

Shtatë muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar përgatitjen e programit që ka për qëllim promovimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare, pasi kjo parashihet në nenin 21 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji do të marrin masa për të promovuar përdorimin e të gjitha gjuhëve zyrtare, si dhe për të garantuar mbrojtjen e gjuhëve të bashkësive të tjera, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare – thuhet në Nenin 21.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, thotë për Alsat se programi që po përpilohet nga grupi i punës me të cilin udhëheq zëvendës sekretari i qeverisë, Tahir Hani, synon rritjen e vetëdijes tek qytetarët për përdorimin e gjuhëve zyrtare. Ndërsa, sa u takon institucioneve, këto të fundit i detyron vet ligji që gjatë punës së tyre të përdorin edhe gjuhën shqipe.

Deri në formimin e Inspektoratit është grupi ndër resorësh në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që ndjek ndihmon dhe koordinon zbatimin e dispozitave të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ashtu siç e parasheh ligji, të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë në praktikë ligjin për përdorimin e gjuhëve do të sanksionohen ashtu siç e parashikon ligji – u shpreh Muhamed Hoxha- zëdhënës i Qeverisë.

Pavarësisht kësaj, shumë institucione në vend ende nuk kanë filluar më respektimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa disa të tjera diçka të tillë e bëjnë pjesërisht. Ato duhet që më së voni një vit nga hyrja në fuqi e ligjit të mësipërm, të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore t’i kenë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa sipas pikës 4 të nenit 6 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të njëjtat duhet të zbatojnë dygjuhësinë edhe në faqet e tyre zyrtare në internet. Se sa institucionet në vend respektojnë gjuhën shqipe do të dihet më së miri pas formimit të Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve, ligji për themelimin e të cilit është dërguar në Kuvend. Inspektorati duhet të fillojë të funksionojë plotësisht më së voni një viti nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Artikuj të ngjashëm