
Dje rreth orës 17.00, pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, në rrugën e ,,Ilindenit në Tetovë, kanë ndaluar për kontroll veturën ,,Mercedes,, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari A.D. dhe si bashkudhëtarë në veturë ka qenë edhe 27-vjeçari Sh.P., të dy nga Dibra.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe ndaj veturës, mbrapa ulëses së vozitësit dhe në bagazhin e veturës, janë gjetur tre thasë me marihuanë, sasia e të cilës është mbi 20 kilogram, dhe e njëjta është sekuestruar për ekspertizë.
Dy personat në fjalë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, gjatë ditës së sotme (23-gusht) me parashtresë adekuate, do të dalin përpara gjykatësit me procedurë paraparake në Gjykatën Themelore Tetovë.
Sipas reagimeve të menjëhershme në rrjetet sociale, bëhet fjalë për anëtar të Aleancës për Shqiptarët dhe të afërt të Ziadin Selës siç demonstrohet me fotografi nga tubime me qytetarë./Ilirianews/

