
Ekipi i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” së bashku me inspektorët komunalë nga Qyteti i Shkupit sot zbatojnë aksion për shkyçjen e konsumatorëve të paligjshëm në territorin e komunës së Sarajit.
Përveç shumë apeleve për shfrytëzim të arsyeshëm dhe racional të ujit në periudhat e temperaturave të larta si dhe informacionet për rritje të konsumit të ujit të drejtuara deri tek qytetarët, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup ka regjistruar një numër të madh të konsumatorëve të paligjshëm të cilët në mënyrë shtesë e ngarkojnë rrjetin dhe kryejnë keqpërdorim të së njëjtës. Aksioni do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim deri në normalizimin e plotë të situatës, kumtoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Apelojnë për shfrytëzim të arsyeshëm të ujit nga ana e të gjithë qytetarëve në tërë territorin e qytetit të Shkupit. .

