Shkupi dhe Prishtina pranë luftës tregtare

Maqedonia dhe Kosova janë përpara një sfide të re e cila mund të shndërrohet në një luftë tregtare. Pala kosovare është prerë dhe thonë se nuk do të heqin dorë. Për sa kohë që ndalohet importi i ikrave dhe materialit për shumimin e peshqve nga Kosova, ajo nuk do të lejojë importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia. Masa e tillë reciproke nuk i shqetëson shumë autoritetet maqedonase. Ministri i bujqësisë Traian Dimkovski beson se problemi do të tejkalohet. Ai thotë se ndalesa nuk vlen posaçërisht për Kosovën, por për të gjitha vendet që nuk bëjnë kontroll të ikrave dhe peshqve të vegjël të destinuar për shumim.

“Ka dallim në eksportin e patateve, duke filluar nga 40 deri në 1000 ton vitin e kaluar. Ndërsa për mjaltin kemi një vazhdimësi në vlerë prej rreth 400,000 euro është eksporti i mjaltit në Kosovë. Ne nuk kemi të dhëna nga ana e tyre se sa është në krahasim me importin e peshkut dhe ikrës, sepse nuk ndahen nga norma të tilla. Të hënën do të kemi të dhëna të qarta dhe të sakta mbi rreziqet nga ana jonë dhe ana e tyre”-tha Trajan Dimovski, ministër i bujqësisë.

Autoritetet e Kosovës, ndërkohë, besojnë se ndalimi i eksportit të ikrës dhe materialit për shumimin e peshqve në vend do të shkaktojë një goditje të madhe për biznesin. Ata nuk shohin asnjë problem dhe besojnë se vendimi i tyre është në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s.

Para më shumë se një muaji, ikrat dhe materiali për shumimin e peshqve nga Kosova janë ndaluar të importohen në Maqedoni. Arsyeja është se Kosova nuk i kontrollon ato produkte, respektivisht nuk bëjnë monitorim siç e kërkojnë tregjet evropiane. Pa një certifikatë të tillë, nuk mund të eksportohet as peshk në tregjet e BE-së. Për këtë arsye nga Qeveri insistojnë që Kosova të ketë monitorim me qëllim të tregtisë së lirë mes dy vendeve. Maqedonia dhe Kosova të paktën një herë në vit gjenden para luftës tregtare. Vitin e kaluar, për më shumë se 30 produkte bujqësore të prodhuara në vend, Kosova e rriti taksën doganore, dhe dëmet u vlerësuan mbi 2 milion euro.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm