NESËR SHËNOHET 56 VJETORI NGA TËRMETI KATASTROFAL NË SHKUP

Çdo vit, 26 korriku na kujton solidaritetin e shkupjanëve dhe solidaritetin e botës nga viti 1963, kur tërmeti katastrofal me fuqinë rrënuese të tij mori shumë jetë njerëzore dhe e shndërroi Shkupin në gërmadha. Kjo datë është ngulitur në kujtesën kolektive të Shkupit si një nga momentet më të vështira të historisë dhe ekzistencës së tij.

Shënimi i 56 vjetorit të tërmetit shkatërrues në vitin 1963, do të fillojë me vendosjen e luleve në orën 10 në Përmendoren e viktimave të tërmetit në varrezat e qytetit në Butel.

Në ora 19:30 , te Guaca në Parkun e qytetit me një koncert të korit të përzier të qytetit “Vardar” do të fillojë koncerti me të cilin Qyteti i Shkupit këtë vit e shënon 26 korrikun, dhe më pas vijojnë performancat e Big Bendit udhëhequr nga Ljupço Mirkovski, pop ylli  Kanita Suma, Tanos Stavridis me harmonikë, këngëtarja serbe e këngëve burimore Biljana Krstiç dhe Vllatko Stefanovski.

Përveç kësaj, institucionet e qytetit çdo vit përfshihen në shënimin e 26 korrikut. Kështu, QKR e përgatit ngjarjen “QKR për Shkupin” me program tërë ditor. Do të organizohen edhe dy punëtori kreative për fëmijët që do të fillojnë në ora 18:30 për shkrim kreativ, ilustrim dhe vizatim dhe program të pasur muzikor. Vizitorët saktë në mesnatë do të kenë mundësinë ta shohin edhe projeksionin më të ri të Rade Sherbexhia “Çlirimi i Shkupit”.

Nesër në orën 19:00 në Parkun e qytetit te Guaca do të mbahet punëtoria për fëmijë “Ngjyrose Shkupin”.

Shënimi i kësaj dite është kujtesë për të gjithë ne për dorën e zgjatur nga njerëzit human  dhe për atë se çfarë bëri bota për ne në ato momente të vështira dhe tragjike.

/derveni.info

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm