Tenisti serb Gjokoviq fitoi Uimbelldon-in, Zekiri shpërthen në gëzim: НОЛЕ ШАМПИОН!

Finale spektakolare, e denjë për turneut e Uimbëlldonit, ajo mes serbit Novak Gjokoviq, dhe zviceranit Roxher Federer, por që në fund u mbyll me fitoren e tenistit serb, Gjokoviq.

Sfida nisi me fitoren e setit të parë 7-6 nga ana e Gjokoviq, në game final me shifrat 7-5, ndërsa seti i dytë nuk pati shumë histori. Federer barazoi, teksa fitoi pastër 6-1 me game. Seti i tretë pa sërish triumfues Gjokoviq. Serbi arriti të fitonte sërish me game final, këtë herë me shifrat 7-4.

Në setin e katërt të sfidës, Federer fitoi me shifrat 6-4, ndërsa e çoi takimin në setin final. Pikërisht ky, ishte seti më spektakolar, teksa zgjati mbi dy orë. Game pas game, seti shkoi deri në shifrat 12-12, dhe takimi u vendos në “tie-break”.

Në game e fundit të këtij edicioni të Uimbëlldonit, ishte “Nole” që ia doli të shkëputet, e mbylli me shifrat 7-3, dhe fitoi në fund titullin e tij të 16-të Grand Slam, në total 3-2 në sete.

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, menjëherë pas mbarimit të lojës, ka shpërthyer në gëzim për fitoren e serbit. Në faqen e tij ka shkruar:

Врвен тенис, врвни тенисери Ноле&Федерер
Повеќе од заслужено НОЛЕ ШАМПИОН!!!

 

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar...

Artikuj të ngjashëm