Mundësia e zjarreve, autoritetet apel për kujdes

Periudhën e ardhshme Maqedonia e Veriut hy në fazën kritike të paraqitjes së mundshme të zjarreve. Javën që vjen nis fushata për vetëdijesimin e qytetarëve kundër zjarreve, që gjatë stinës së verës marrin përmasa shqetësuese. Deri në 15 gusht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim përmes fushatës senzibilizuese do të parandalojë zjarret. Ky institucion për zjarret eventuale ka në dispozicionin 3 aeroplanë, të gatshëm për të ndërhyrë në rast nevoje. Zjarret janë dukuri e shpeshtë gjatë stinës së verës, ndërsa në të shumtën e rasteve shkaktar është faktori njeri.

Qëllimi i kësaj fushate është jo vetëm të veprojmë në mënyrë parandaluese, por edhe edukative, duke rritur ndërgjegjësimin e popullatës për të gjitha rreziqet e mundshme që zjarret i bartin, sepse po hyjmë në të ashtuquajturën periudhë kritike të vitit për paraqitjen e zjarreve në ambiente të hapur. Ulja e kërcënimeve nga zjarri është vetëm një njoftim për një fushatë që do të zhvillohet nën moton: E ardhmja i takon atyre që janë të gatshëm- deklaroi Adnan Xhaferoski-Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

 

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm