
Organizata joqeveritare 4Select në kuadër të projektit të tyre për mbrojten e ambientit po zhvillon aktivitetet e saja në Kanjonin e Matkës me qëllim ngritjen e vetëdijes dhe përmirsimin e infrastrukturës për grumbullimin e mbeturinave dhe në bashkëpunim me “Higjienën Komunale” kanë vendosur shporta për grumbullim dhe selektim të mbeturinave gjithashtu. Ghithashtu në këtë kampanjë për ngritjen e vetëdijes është kyçur edhe Restaurant Fresh në Matkë ku mund të merren falas qese plastike për grumbullimin e mbeturinave. Organizatorët vlersojnë se me këtë projekt do të ndikohet në përmirsimin e situatës aktuale me mbeturinat në Kanjonin e Matkës, si një ndër vërejtjet më të mëdha të vizitorëve të Matkës.
/derveni.info

