Tmerrohen udhëtarët në aeroplanin e linjës Shkup-Stamboll

Aeroplani i cili ka qenë duke u kthyer  nga Stambolli për në Shkup, sipas informacioneve të fundit ka qëndruar mbi qiellin e qytetit të Prilepit duke tentuar të marrë leje për aterim në aeroportin e Shkupit, shkruan Skopje1.mk.

Udhëtarët nuk kanë qenë të informuar se çfarë po ndodhë dhe kanë pasur përshtypje se disa herë ka tentuar të ateroj por e gjithë kjo ka qenë për shkak turbulencave të forta, shkak që fluturimi është vonuar dhe aeroplani ka qëndruar për një kohë në qiell duke lënë kështu udhëtarët në hamendje.

Avioni ka qarkulluar dhe nuk ka arritur të zbres në kohë për shkak motit. Bëhet fjalë për avionin e kompanisë “Turkish Airlines” ndërsa brenda ka qenë një pjesë e delegacionit nga Maqedonia që ka marrë pjesë në konferencën e UNESCO në Baku. Në avion ka qenë edhe kryetari i Ohrit.
E tërë drama rreth aterimit ka zgjatur rreth një orë ndërsa udhëtarët kanë qenë dukshëm të shqetësuar.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm