Në këto ditë të nxehta të verës banorët e Shkupit të cilët nuk kanë udhëtuar për pushime në bregdet, janë në hall me temperaturat e larta që kanë kapluar vendin ditëve të fundit. Kanjoni i Matkës është shëndruar në vendin e preferuar të shkupjanëve por edhe të turisteve të huaj. Lumi Treska, liqeni por edhe hijet e thella të malit përreth e bëjnë attaktiv për tu vizituar në këto ditë të nxehta. Vizitorët gjithashtu shijojnë bukuritë e natyrës duke u shëtitur me barka, por disa prej tyre edhe zhyten në ujë për tu freskuar.
Përndryshe viteve të fundit numri i turistëve të huaj që e vizitojnë Matkën sa vjen e rritet.


