Fshati Rashçe, me berberin më të talentuar në Derven
Ndonëse të gjithë jemi koshient që berberi i ri Enis Bakiu, shumë shpejt u ngjit në piedestalin e merituar. Sigurisht që, pjesë e këtij suksesi është puna dhe talenti i tij.
Tashmë banorët e fshatit Rashçe, por jo vetëm, kanë krijuar besimin e duhur tek duart e mjeshtërit Bakiu dhe kjo detyrimisht krijon siguri në punën që ai bën.
Mes të tjerash, berberi Enis Bakiu thekson se: “Në radhë të parë ndjehem i lumtur, që po punoj dhe veproj në vendin ku jam lindur. Gjithkush duhet të krijoj dhe të punoj për vendlindjen e tij. Megjithatë mua këtë mundësi ma dha profesioni i floktarisë. Sot, kam një besim tek banorët e Dervenit e më saktë fshatit rashçe ku edhe po punoj. Sigurisht që, një rrugë të tillë nuk është e lehtë që për ta krijuar dhe aq më tepër për të pasur një ecuri konstante. Por, unë punën time e bëj me kënaqësinë më të madhe për ty shërbyer vendlindjes dhe banorëve të Dervenit. Puna e mirë gjithmonë shpërblehet”
Me ambicje të tilla, sot Enis Bakiu po merr hapa të sigurt dhe me shumë përgjegjësi që të nxjerr edhe “nxënësit” e tij të parë. Kjo tregon mbi të gjitha një nga arritjet më të mëdha të tij.
Ne i urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese në vazhdim.


