Nesër në Matkë fillon festa dy-ditore e bjeshkatarëve me rastin e ditëlindjes së dytë të Shoqatës Malore “GRYKA E DËRVENIT” nga Saraji. Me këtë rast nesër pasdite do të shtrihet Kampi me tenda të bjeshkatarëve nga të gjitha trevat shqiptare si Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës si dhe nga vendi jonë. Ditën e dielë do të mbahet edhe ecja prej në Kanjonin e Matkës deri tek Kepi i Shqipes ku pjesmarrja do të jetë e hapur për të gjith adhuruesit e natyrës dhe bjeshkatarisë. Pritet pjesmarrje edhe e nxënësve të shkollave të mesme dhe të studentëve vendas.
Gjatë ditës së sotme janë bërë edhe përgaditjet e fundit rreth këtij organizimi tashmë tradicional.
Derveni.info ju sjell fotografi ekskluzive nga përgaditjet dhe atmosfera gjatë përgaditjes së kampit.



