Nxënësit shqiptarë dhe ata maqedonas me aktivitete të përbashkëta

Nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe nga 4 komuna përmes aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta kanë përcjellë porosinë se kur vullneti dhe dëshira është e madhe paragjykimet mund të zhduken. Ata së bashku me muaj të tërë kanë realizuar projekte të fushave të ndryshme me qëllim njohjen e njëri-tjetrit.

Përderisa nxënësit munden që bashkërisht të punojnë pa marr parasysh përkatësinë etnike, fetare, kulturore e kështu me radhë, në bazë të punës që e kanë bërë, në grupet punuese, në aktivistin që e kanë zhvillu, të njëjtën mund ta bëjnë edhe më gjërë në shoqërinë tonë..Kanë ndodhur shumë shoqërime të reja, kanë ndodhur shumë ide të reja, shumë ide kreative për një të ardhme më të mirë, për një proces edukativo arsimor me shumë shumë risi”.- tha Teuta Idrizi, mësuese
Grupi më i madh i nxënësve bashkërisht për disa muaj u shndërruan në gazetarë duke sjellë rrëfime të shumta për përjetimet e bashkmoshtaravë të tyre.

Kemi punuar me gjithsej 80 nxënës edhe pse sot në përmbylljen e këtij projekti, kemi mbi 240 nxënës. Grupet që punuan ishin: gazetarë, fëmijë që i përgatitën broshurat dhe që përcollën ngjarjet që u zhvilluan në grupet tjera”- theksoi Zllata Ançevska, psikologe.

Kam mësuar disa fjalë në gjuhën shqipe, kam njohur shokë të rinj. Përfundimisht dëshiroj të bëhem gazetar, dhe kam mësuar që të bëhesh gazetarë duhet të jesh profesionist. Kam mësuar si bëhet një faqe internet dhe çfarë duhet që të bëhesh gazetarë”.- u shpreh Teo Tasevski, nxënës.

Në këtë projekt u përfshinë komunat Çair, Gazi Babë, Kisella Voda dhe Gjorçe Petrov. “Të gjithë jemi së bashku’’ është pjesë e projektit ,,Ndërtojmë ura’’,që ka për qëllim të kontribuojë për integrimin multietnik dhe angazhimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shteti qe nëntë vjet po e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet...

Artikuj të ngjashëm