
Linja e gazsjellësit që do lidh Shkupin me Tetovën dhe Gostivarin si një ndër projektet më të mëdha të Qeverisë po zhvillohet me tempo të shpejtë. Një pjesë e trasesë së Gazsjellësit kalon nëpër komunën e Sarajit rrespektivisht mbi fshatrat Gërçec, Shishovë, Matkë, Semenisht, Çajlanë, Raoviç dhe Paniçarë. Nga fotot që ka siguruar derveni.info duket se traseja prej mbi fshatin Matkë deri në Paniçarë është hapur dhe ka përfunduar faza e parë, mbetet që të lidhet me pjesën tjetër deri mbi fshatin Gërçec.
Thuhet se banorët janë në pritje të kontratave për kompensim të tokave çmimi i të cilave sipas informatave jozyrtare pritet të mbërrijë edhe deri më 100 € për metër katrorë.
/derveni.info

