
Ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, gjatë ditës së sotme realizuan aksion për pastrim të përgjithshëm në komunën Saraj.
Në kuadër të aksionit është bërë fshirje dhe larje manuale dhe mekanike e rugëve kryesore dhe dytësore në komunë. Në realizimin e aktviteteve u angazhuan në terren 30 punëtorë, ndërsa nga mekanizimi u përdorë gjashtë autocisterna, automjet komunal i vogël për larje manuale – VAP, si dhe automjetet speciale komunale, fshesa, ngarkues dhe transportues.
Para festës së madhe të islamëve te Fitër Bajramit, NP ,,Higjiena komunale” – Shkup realizoi edhe pastrim manual në objektet më të mëdha fetare islame në këtë komunë të Shkupit.
Siç merret vesh aksioni shtrihet në disa komuna të Shkupit si Çairi, Buteli, Shuto Orizarja dhe Saraji.
/derveni.info

