More

    8.5 milionë turistë e vizituan Shqipërinë nga janari deri në gusht

    “Shifrat premtojnë rritje të mëtejshme në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ndërsa viti turistik vijon me grupe të tëra që shijojnë destinacionet e shumta nga veriu në jug, në majat e maleve, pikat e trashëgimisë kulturore, luginat e lumenjtë përgjatë trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë, si edhe në Tiranën e kthyer në stacionin e preferuar të turistëve.”

    Ritmi i ecurisë së turizmit ka ndikuar në një përmirësim të dukshëm të të ardhurave në ekonominë e vendit.

    Të ardhurat nga sektori i turizmit këtë vit pritet të regjistrojnë rekord të ri në raport me vitin e kaluar, për shkak edhe të fluksit në rritje të turistëve.

    Shqipërinë e vizituan më shumë se 10 milionë të huaj në vitin 2023, duke arritur kështu një rekord historik.

    Kujtojmë se në qershor, Qendra e të Dhënave për Konkurrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Competitiveness Data Hub) ka certifikuar progresin e Shqipërisë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore në Paris, veçanërisht në sektorin e punës, ekonomisë së qëndrueshme dhe turizmit.

    Raporti i OECD për Konkurrueshmërinë 2024 vlerëson politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në 15 dimensione kryesore, analizuar mbi 440 indikatorë ekonomikë dhe sektorialë për të rritur konkurrueshmërinë.

    Sipas OECD-së, Shqipëria ka shënuar progres të madh në politikat e punësimit, turizmit, tregtisë, mjedisit, bujqësisë, energjisë, financave, luftën kundër korrupsionit, arsimin, shoqërinë digjitale, investimet, dhe më shumë. Është lider rajonal në 13 nga 15 dimensionet e raportit.

    Qeveria shqiptare angazhohet të zbatojë rekomandimet për një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese, drejt tranzicionit të gjelbër dhe digjital, duke përfshirë integrimin dinjitoz në BE.AlbanianPost

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...