More

    6.4 kilometra rrugë lokale, afër 1 milion euro, kabineti qeveritar “ngjitet” në Malësinë e Studeniçanit

    Ndërtimi i rrugës që lidh fshatrat malor të Studeniçanit në gjatësi prej 6.4km mblodhi me një vend thuajse gjysmën e kabinetit qeveritar.

    Nikoqiri i këtij evenimenti, Azem Sadiki tha se kjo është ditë e shënuar për banorët sepse po realizohet një projekt kapital shumë i rëndësishëm.

    “Do të bëhet rikonstruimi i rrugës nga Fshati “Crvena Vodë” deri në vendin e quajtur “Presllap”, Kitkë. Gjatësia e këtij projekti është 6.4 kilometra, vlera e projektit është 64 milion, nga ku 59 milion denarë është financim nga Qeveria në fazën e parë të projektit që i ka përkrahur komunat dhe diku 4 milion nga kofinancim nga komuna e Studeniçanit. Ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve që janë në këto vendbanime të malsisë sonë, por do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit”, deklaroi Sadiki

    Në këtë ditë të “bukur” për banorët, kryeministri gjeti kohë për të falënderuar kryetarin për punën dhe përkushtimin

    “Do më lejoni që t’i falemderohem kryetarit të Komunës dhe ta uroj për punën dhe përkushtimin e tij. Që përgatit projekte, me ato projekte aplikon në këtë masë të Qeverisë që ne të mund të ndajmë mjete nga buxheti dhe të realizojmë projekte të tilla lokale”, tha Mickoski.

    E zv. Kryeministri tha se kjo është dëshmi se qeveria nuk investon vetëm në komunat që janë me pushtetin.

    “Ndryshimin e ndjejnë kryetarët e komunave, ndryshimi si ka qenë me Qeveritë e kaluara dhe si është me Qeverinë e tanishme. Në të kaluarën e rëndësishme ka qenë që komuna të jetë e proviniencës qeveritare, kurse sot kjo qeveri me rëndësi e ka qytetarin dhe jo ngjyrat politike dhe në të kaluarën me buxhetet e tyre komunat me atë shkallë të decentralizimit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pothuajse në interes të qytetarëve, sot komunat duhet të kenë vetëm projekte, ndërsa me financa rrin Qeveria”, pohoi Mexhiti

    Kabineti qeveritar që kishte ardhur në promovimin e projektit, dëgjuan nga afër edhe kërkesat dhe problemet tjera të banorëve të kësaj zone. /tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    47 të lënduar nga zjarri në Koçan do të trajtohen jashtë vendit! Taravari ndan detaje…

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga zjarri në diskotekën e...

    Mickoski nuk jep dorëheqje: Të gjithë e dinë, Qeveria nuk ka faj

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se nuk do të japë dorëheqje, pasi siç...

    Prindërit e viktimave nga Koçani nuk lejojnë që të dërgohen trupat e fëmijëve të tyre për obduksion në Shkup

    Prindërit po bëjnë mburojë njerëzore para Spitalit të Koçanit dhe nuk po lejojnë që trupat e fëmijëve të tyre...

    Pamje nga tragjedia kur filloi zjarri brenda diskotekës në Koçan, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosen 118 (VIDEO)

    Pamje nga tragjedia kur filloi zjarri brenda diskotekës në Koçan, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosen 118...