More

    Zëvendës drejtori Hasani: Intelegjenca artificiale do të përmirësojë analizën e rrezikut në Doganë

    Zëvendës drejtori i Drejtorisë së doganave, Muharrem Hasani bashkë me drejtorin Bogoev dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Shërbimit Doganor të Republikës së Koresë, Yun-Shik Kim, u takuan sot në kuadër të projektit për implementimin e sistemit për menaxhim me rrezikun dhe depos së të dhënave, i cili financohet nga një grant me vlerë 4.8 milionë dollarë nga qeveria Koreane.

    “Vendosja e këtij sistemi i cili do të përdorë inteligjencën artificiale, do të përmirësojë analizën e rrezikut në punën e Drejtorisë së doganave. Përdorimi i inteligjencës artificiale për përzgjedhjen e deklaratave të dyshimta për kontroll është në interes të mbledhjes së më shumë të hyrave në Buxhet, si dhe në parandalimin e krimit dhe korrupsionit. Vendosja e këtij sistemi do të mundësojë shënjestrim më të mirë të deklaratave në të cilat ekziston rreziku i pagesës së detyrimeve në shumë më të vogël, rreziku i shpërndarjes së gabuar doganore ose rreziku i deklarimit të gabuar të origjinës së mallit” – theksoi gjatë takimit zëvendës drejtori Hasani.

    Vendimi për ndarjen e grantit nga Qeveria e Koresë pasoi pas një analize trevjeçare të Doganave, pas së cilës u vendos që si liderë në rajon, ky grant t’i ndahet Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare në Shërbimin Doganor të Republikës së Koresë, Yun-Shik Kim,  përshëndeti përpjekjet e ndërmarra nga Dogana e Maqedonisë së Veriut për të rritur efektivitetin e Doganës dhe krijimin e kushteve për konkurrencë më të madhe të ekonomisë vendore.

    Ekspertët nga Koreja prezantuan sistemin informativ për përpunimin e deklaratave doganore, si dhe zgjidhjet softuerike për përpunimin e importit dhe eksportit të dërgesave të vogla në e – tregtinë.

    “Shkëmbimi i përvojave në fushën e e -tregtisë është i rëndësishëm në krijimin e politikave me qëllim përmirësimin e trajtimit doganor në këtë fushë, si dhe mbrojtjen më të madhe të interesave financiare, por edhe forcimin e sigurisë së dërgesave të vogla“, tha më tej Hasani.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Xhamia e Madhe e Mekës shënon rekord, ky është numri i pjesëmarrësve në 10 ditët e para të Ramazanit

    Xhamia e Madhe në Mekë ka regjistruar një numër të paprecedentë të besimtarëve dhe vizitorëve gjatë 10 ditëve të...

    Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

    Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin...

    Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

    Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin...

    Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

    Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura...