More

    Besimi: 50 milionë euro mjete të favorshme për kompanitë në Maqedoni

    Qeveria siguroi qasje në 50 milionë euro shtesë, mjete të favorshme për kompanitë vendase nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB). Kjo është pjesë e aktiviteteve që kryen shteti nëpërmjet Ministrisë së Financave për të përkrahur kompanitë dhe ekonominë vendase duke siguruar mjete të favorshme për investimet e tyre.

    “Pas negociatave disamujore ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, më datë 17 nëntor, Këshilli Administrativ i CEB-së miratoi vendimin për miratimin e Huasë programore prej 50 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të realizohet përmes Bankës Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Kjo është pjesë e asaj që ne si Qeveri angazhohemi në përkrahjen e kompanive edhe në kohë krize për të ruajtur likuiditetin e tyre, por edhe për të realizuar projektet e tyre investuese që të sigurojnë rritjen e kompanive të tyre dhe rrjedhimisht me këtë edhe rritjen e ekonomisë në tërësi”, theksoi Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

    Ai shtoi se, krahas këtyre mjeteve të cilat duhet të jenë në dispozicion për kompanitë deri në fund të këtij viti, janë duke u realizuar edhe aktivitete për realizimin e programeve me mjete të favorshme financiare për ndërmarrjet e Bankës Investuese Evropiane në vlerë prej 100 milionë eurove, si dhe me Bankën Zhvillimore Franceze, në vlerë prej 50 milionë eurove. Domethënëse është mënyra sesi krijohen programet që do të sigurojnë investime me vlerë të dyfishtë.

    Mjetet e programit të Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës do t’u destinohen shfrytëzuesëve të fundit, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes bankave komerciale, ndërsa ata mund t’i shfrytëzojnë si mjete bazë dhe qarkulluese dhe në këtë mënyrë të krijojnë vende të reja pune.

    Qeveria është partnere e përkushtuar e sektorit të biznesit. Krahas mjeteve të siguruara përmes këtyre programeve, përkrahje do të vijë edhe nga Buxheti përmes realizimit të projekteve investuese, ku do të përfshihen kompanitë vendase.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads