E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

27 prilli/ Drejtori i VMRO-së ua pezulloi dënimet disa të dënuarve

U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve, Aleksandar Pandov, pezullon nga dënimi disa nga të dënuarit për rastin e 27 prillit. Sipas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarëve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terorizëm.

U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve, Aleksandar Pandov, në dy javët e fundit ka kryer disa pezullime të dënimeve, për arsye shëndetësore. Pandov tha se, pjesa më e madhe prej tyre janë të dënuarit në rastin e “27 prillit”. Pas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarëve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terorizëm.

Aleksandar Pandov, U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve 17:38

“Si ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, nëse vjen kërkesë nga ndonjë i burgosur për ndonjë problem akut shëndetësor, nuk kam të drejtë ta refuzojë. Është fakt se, 4-5 persona, prej që jam unë drejtor, kanë dorëzuar kërkesa që i kam nënshkruar. Ka një apo dy persona që nuk janë nga 27 prilli”.

Pandov ka sjellë këtë vendim të bazë të nenit 73, i cili parasheh që të dënuarve t’u pezullohet dënimi me burg, në rast se po përballen me sëmundje akute.

Neni 73

“Persona të dënuar të cilët vuajnë dënimin me burg, drejtori i Drejtorisë në afat sa më të shkurt kohor, ndërsa jo më gjatë se 30 ditë, sjell vendim për pezullimin e mbajtjes së dënimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nëse ka nevojë apo gjendet në trajtim spitalor për ndonjë sëmundje më të rëndë akute, varësi apo lindje”.

Rasti i 27 prillit ka të bëjë me dhunën në Kuvend, kur protestuesit u futën në objektin e Kuvendit dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. Të akuzuarit për këtë rast, ngarkohen me veprën penale terrorizëm. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads