More

    103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit në Podgoricë

    Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u copëtua në Konferencën e Londrës më 1913.

    Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë e qarqeve shoviniste fqinje.

    Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtime-Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen antiosmane të vitit 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Prishtinë më 1912.

    Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e Pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

    Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë, Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

    Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.

    Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Suspendohen dy policët në Idrizovë, u mashtruan nga një i burgosur duke u marrë 4000 euro

    Dy policët të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga një i burgosur janë suspenduar, informoi ministri i Drejtësisë, Krenar...

    Të paktën dy të vrarë nga të shtënat në Roterdam

    Të paktën dy persona u vranë nga të shtënat në Roterdam, ka thënë policia në një konferencë për shtyp. Policia...

    Ky është 19-vjecari i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra më thikë në kufirin Serbi-Kroaci

    Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi sot janë sulmuar dy...

    Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot për herë të parë u prononcua për mediat se përse nuk i nënshkroi...
    WordPress Ads