More

    Zendeli nga Bojana, “Schumacheri” shqiptar!

    Talentet shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në Evropë dhe atë në sporte të ndryshme. Njëri ndër ta është Lirim Zendeli nga  Dervendi Shkupit Poashtu nga Bojana, i cili se bashku me familje jeton në Gjermani. Zendeli është vetëm 13 vjec dhe shquhet në sportin, Kart Sport (Gokart) dhe pas dy vjetësh synon të hyjë në Formula3, duke shkuar edhe rrugës së legjendës botërore të garave të shpejtesisë, Michael Schumacher. Lirimi ka filluar të merret me këtë sport në moshën 10-vjecare dhe për një kohë të shkurtë ka zhvilluar talentin e tij, saqë është renditur lart për moshën e tij në Gjermani. Ai ka fituar shumë gara.

     

    Specialistet e këtij sporti, duke e dalluar si një talent të rrallë, e ofruan në ekipin KSM, Keiser Schumacher Muchoë në vitin 2011. Ata e shohin shqiptarin me një të ardhme të ndritur, ku besojnë se në moshën 14-vjecare mund të garoj në Formula 3. Deri me sot, familja e tij ka investuar me çka ka mundur që djali i tyre të ndjekë stërvitjet dhe garat, edhe pse shpenzimet kanë qenë shumë të shtrenjta. Sa rritet ky talent rriten edhe shpenzimet. Familjarët e tij kanë nevojë për përkrahje financiare. Familja e tij është e gatshme që kush t’i ndihmoj t’i japin rolin edhe të një menaxheri zyrtar sipas rregullave ndërkombëtare për këto lloj sportesh. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, ka mundësi që ky talent i jashtëzakonshëm të zhduket, ashtu sic ka ndodhur më herët me shumë të tjerë, të cilët për probleme financiare nuk kanë mundur të ndjekin ëndrrën. Nëse Zendeli tregohet i suksesshëm në Formula 3, ka gjasa të mëdha më pas të hyjë në Formula 1, duke u bëre shqiptari i parë që garon në nivelet më të larta të këtij sporti shumë të suksesshëm dhe të shtrenjtë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

    Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin...

    Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

    Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin...

    Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

    Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri...