Kryeministri Zoran Zaev në Forumin Ekonomik Botëror në Davos u takua dhe bisedoi me filantropin dhe financierin Xhorxh Soros, themelues i Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Patrik Gaspard, president i FShH.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian janë vlerësuar si hapa kyçe që ofrojnë stabilitet dhe siguri për vendin dhe për rajonin që hapin derën për investime të reja, për zhvillim të ekonomisë dhe për të përmirësim të cilësinë së jetesës tek qytetarët.
Në bisedë u theksua rëndësia e Strategjisë Kombëtare për një shoqëri të përbashkët dhe multikulturalizëm dhe nevojën për pjesëmarrjen intensiv të shoqërisë civile në krijimin dhe zbatimin e kësaj strategjie, në mënyrë që, siç u tha, të mbështetet trendi i shoqërisë për avansim të besimit të ndërsjellë dhe komunikim midis qytetarëve dhe nacionaliteteve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë.
Zaev dhe Soros shkëmbyen ide për intensifikimin e bashkëpunimit midis qeverisë dhe Fondacioneve për Shoqëri të Hapur për të siguruar kapacitete më të mira për kujdesin dhe edukimin parashkollor për fëmijët si dhe përfshirjen e qytetarëve romë në sfera të ndryshme në rrjedhat shoqërore në Maqedoni.