E mërkurë, 28 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

VLEN: Për vetëm 11 muaj qeverisje, 6 miliardë euro e mijëra vende pune

Në vetëm 11 muaj qeverisje, VLEN po e rishkruan hartën ekonomike të vendit përmes reformave të guximshme dhe investimeve të mëdha kapitale. Një ndër arritjet më të mëdha është marrëveshja historike me Britaninë e Madhe, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, e cila hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN-it

 

 

 

“Startuam me One Stop Shop në Bllacë, një pikë moderne për lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit ndërkufitar, dhe po vazhdojmë me pika të reja në Jazhincë, Tabanoc dhe Qafë Thanë. 300 milionë euro për komunat, kudo në vend po ndërtohen shkolla, çerdhe, salla sportive, biblioteka, rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe pishina publike.

 

35 milionë euro për ndërtimin e Kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, një investim në arsim dhe të ardhmen e rinisë sonë.

 

20 milionë euro për parkingun nëntokësor tek Sheshi Skënderbe, që do të modernizojë infrastrukturën urbane në zemër të Shkupit.

 

250 milionë euro për mbështetjen e kompanive vendase, si shtytje për zhvillimin ekonomik dhe punësim.

Nga 10.000 euro për secilin bujk të ri, si ndihmë fillestare për hapjen e veprimtarisë bujqësore – investim konkret në sektorin rural.

 

Rritje pagash: Arsimtarët: +12%. Punëtorët shëndetësorë: +15%. Policia: +10%. Pensionet: +5.000 denarë për 340.000 pensionistë brenda 9 muajve.

 

Rritje të kapitacionit: +33% për mjekët amë dhe gjinekologët. +22% për stomatologët. 720 milionë euro investime të huaja direkte dhe 2790 vende të reja të punës, zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe mundësi për të rinjtë”, thonë nga VLEN.

 

Nga atje thonë se këto janë vetëm disa nga arritjet tona për vetëm 11 muaj qeverisje.

Më të lexuara

Detaje nga sulmi me armë në Tetovë – autorët të maskuar me maska të njohura nga TikTok

Sonte (26.05), rreth orës 21:15, persona të panjohur me...

Pas më shumë se 20 viteve është arrestuar “Cigani” – autori i vrasjes së një shqiptari në Shkup

Shtetasi i Maqedonisë, Aco Bocevski, i njohur me nofkën...

Në vend të Selamit, Stojançe Angellov do të jetë drejtori i ri në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Arabia Saudite do t’i japë fund ndalimit 73-vjeçar të shitjes dhe konsumit të alkoolit?!

Arabia Saudite thuhet se do të heqë ndalimin e...

​Ak’sident i rëndë në Gjermani, hum’bin jetën tre shqiptarë

Tre persona, shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në një...

Shkarkohet Xhevat Selami i VLEN-it vjen Stojançe Angellov si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Presidenti Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

Një moment i pazakontë u kap në video pas...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads