Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës, raporton Euronews. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka aprovuar dosjen e aplikimit për përfshirjen e luginës së lumit Vjosë në listën e UNESCO.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes rrjeteve sociale e cila thotë se ky është një hap thelbësor në drejtim të njohjes ndërkombëtare të vlerave unike natyrore dhe kulturore të lumit të fundit të egër në Europë.
Për këtë ka reaguar kryeministri Rama, i cili shkruan se ky është një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, “është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës”.
Pritet që konfirmimi final nga UNESCO të jepet në Sesionin e 37-të, i cili më do të mbahet në muajin shtator 2025.