E premte, 18 Prill, 2025
18.8 C
Skopje

Vendos një autogol i portierit, Manchester United merr fitore të rëndësishme në Ligën e Evropës

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Rangers me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

 

Më mirë e nisi ndeshjen Rangers, që rrezikuan me Nicolas Raskin dhe Ridvan Ylimaz, por që nuk gjetën golin.

 

Man Utd arriti të shënonte gol me Matthijs de Ligt i cili gjeti rrjetën, por që goli u anulua për një faul.

 

Me të filluar pjesa e dytë, Jack Butland shënoi autogol në portën e tij për t’i dhënë epërsinë Man Utd për 1-0.

 

Pas disa minutash, Man Utd kishte rast të shtonte epërsinë, por Alejandro Garnacho nuk arriti të gjente rrjetën.

 

Në minutën e 82-të, Manuel Ugarte gjuajti bukur, por Butland bëri pritje të madhe.

 

Nedim Bajrami luajti deri në minutën e 71-të, kur edhe u zëvendësua.

 

Ishte pikërisht Cyriel Dessers që barazoi shifrat pak pa u mbyllur koha shtesë.

 

Por Bruno Fernandes arriti të shënojë pas një aksioni të bukur për 2-1, duke i dhënë fitoren anglezëve.

 

Me këtë fitore Man Utd ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa Rangers është në vendin e 13-të me 11 pikë. /Telegrafi/

Më të lexuara

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Taravari pas mbledhjes së kryesisë: Nuk i duam ultimatumet, dalim me lista të veçanta

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Arben...

Fero angazhon avokat të ri për vajzën, burrin e Adelina Tahirit

Reperi Fero ka angazhuar avokat të ri në lidhje...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads