E mërkurë, 4 Qershor, 2025
14.8 C
Skopje

Vala e nxehtë afrikane përfshin Maqedoninë: Temperaturat deri në 37°C dhe mundësi për stuhi

Këtë javë, territori i Maqedonisë do të ndikohet nga një masë ajrore e ngrohtë me origjinë nga Afrika, e cila do të sjellë mot stabil dhe me diell, por me temperatura të larta dhe kushte për jostabilitet lokal pasditeve.

 

 

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Megjithatë, gjatë orëve të pasdites është e mundur të formohen re me bubullima, të cilat mund të sjellin reshje të shkurtra por intensive, bubullima dhe erë të fuqishme. Nuk përjashtohet mundësia për dukuri të shkurtër të motit të keq në zona të caktuara.

 

Temperaturat do të jenë në rritje të ndjeshme. Pothuajse kudo, vlerat ditore do të arrijnë rreth 30°C, ndërsa në disa vende edhe do t’i tejkalojnë. Në rajonin e Vardarit priten temperatura prej 36 deri në 37°C, ndërsa në Shkup dhe rrethinë pritet të arrijnë deri në 35–36°C.

 

Indeksi UV këtë javë do të jetë në nivel të lartë deri shumë të lartë, me koeficient midis 7 dhe 8, prandaj qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht në periudhën prej orës 11:00 deri 17:00.

 

 

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë:...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Fëmijët në RMV fillojnë të pinë duhan në moshën 13 vjeç

Shtatë nga 10 duhanpirës kanë filluar të pinë duhan...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads