E mërkurë, 28 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

U larguam nga puna në Drisla sepse jemi me VLEN-in, thonë Ameti e Ridvani nga Batinca

Amet Ismaili dhe Ridvan Demiri nga fshati Batincë e Shkupit, të punësuar prej kohësh në ndërmarrjen publike për deponimin e mbeturinave Drisla, thonë se janë larguar padrejtësisht nga puna para dy muajve, pas skandimit të afatit të kontratës.

 

Ata pretendojnë se kontratat e tyre të punës nuk janë vazhduar pasi janë përkrahës së koalicionit VLEN, ndërsa ndërmarrja Drisla që është nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, drejtohet nga një kuadër i BDI-së.

 

“U larguam nga puna pas ardhjes së drejtorit të ri të ndërmarrjes Drisla, që është kuadër i BDI-së. Na larguan padrejtësisht edhe pse ne jemi banorë të Batincës që përballemi me pasojat e deponisë. Na kanë dërguar fjalë se mund të kthehemi në punë vetëm nëse kalojmë nga VLEN-i në BDI. Kemi qenë punëtorë të rregullt, ndërsa unë nuk e kam shfrytëzuar as pushimin vjetor kur më larguan nga puna”, tha Amet Ismaili, i cili ka punuar për 3 vite si kontabilist në këtë ndërmarrje.

 

Edhe Ridvan Demiri ka mbetur pa punë. Ai u largua nga ndërmarrja Drisla ku kishte punuar prej 4 vitesh.

 

“Edhe unë kam qenë i rregullt në punë. Asnjë problem apo lëshim nuk ka pasur nga ana ime. Kam punuar për 24 mijë denarë për katër vite me radhë. Janë ndërruar disa drejtor, kishte edhe maqedonas, por asnjëri deri tani nuk ka krjuar probleme. Nga puna u largova pas ardhjes së drejtorit të ri. E kam takuar drejtorin, ma ka premtuar se do të më kthejë në punë, por tani më maltreton”, tha Ridvan Demiri nga Batinca.

 

Ameti dhe Ridvani, thonë se nëse nuk kthehen në punë do të organizojnë protesta, ndërsa për problemin e tyre kanë folur edhe me banorët tjerë të Batincës.

 

“Kjo punë nuk mbetet me kaq. Ne nuk do të rrimë duarkryq. Po kërkojmë të në kthejnë në punë nga e cila sigurojmë kafshatën e gojës për vete dhe familjarët. Tani kemi përveç që kemi mbetur pa rroga, nuk kemi as sigurim shëndetësor. Të drejtën tonë do ta kërkojmë deri në fund”, thonë Ameti dhe Ridvani.

Më të lexuara

Detaje nga sulmi me armë në Tetovë – autorët të maskuar me maska të njohura nga TikTok

Sonte (26.05), rreth orës 21:15, persona të panjohur me...

Pas më shumë se 20 viteve është arrestuar “Cigani” – autori i vrasjes së një shqiptari në Shkup

Shtetasi i Maqedonisë, Aco Bocevski, i njohur me nofkën...

Në vend të Selamit, Stojançe Angellov do të jetë drejtori i ri në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Arabia Saudite do t’i japë fund ndalimit 73-vjeçar të shitjes dhe konsumit të alkoolit?!

Arabia Saudite thuhet se do të heqë ndalimin e...

​Ak’sident i rëndë në Gjermani, hum’bin jetën tre shqiptarë

Tre persona, shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në një...

Shkarkohet Xhevat Selami i VLEN-it vjen Stojançe Angellov si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtori i deritanishëm në Qendrën për Menaxhim të Krizave,...

Presidenti Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

Një moment i pazakontë u kap në video pas...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads