More

    Tri banka në Maqedoni për 9 muaj kanë fituar mbi 161 milionë euro, vetëm nga kamatat kanë mbledhur rreth 230 milionë euro

    Më shumë se 161.5 milionë euro është fitimi i përbashkët i tri bankave më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Këto të dhëna janë për 9 muajt e këtij viti, ndërsa sipas pari.mk, fitimi pritet të rritet.

    Pjesa më fitimprurëse e biznesit bankar është kreditimi, por edhe tarifat për shërbimet që ofrojnë këto banka.Tri bankat së bashku nga interesi (kamatat) kanë arritur fitim neto prej 204.4 milionë euro.Nëse merren parasysh faturat mes kamatës së paguar dhe pagesave të depozitave, më së shumti para ka fituar “Stopanska banka” – 75,5 milionë euro. Që shënon rritje të fitimit për 11 për qind.

    Vijon “Banka Komerciale” me rritje prej 16.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa shuma është 72.3 milionë euro.

    Rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar ka arritur “NLB Bank”, me 20.1 për qind. Shuma neto e të ardhurave nga interesi në këtë bankë është 56.6 milionë euro.Sigurisht, shumat janë më interesante nëse shihen vetëm kamatat llogaritura dhe të të paguara, ku shuma arrin 229.9 milionë euro.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Murtezani: Ne nuk e kërcënojmë partnerin e koalicionit! S’kam thënë që do të dalim nga qeveria nëse deri në fund të vitit nuk bëhen...

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani duke u përgjigjur në pyetjet e Goran Misovskit nga LSDM në seancën për...

    BDI: Të anulohet vendimi i 9 tetorit – për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët!

    VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu...

    Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në Gjavatë dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

    Prej sot në orën 7:00 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë, njoftoi...

    Pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit

    Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të komunës...